Deputetët që nuk e kanë hapur gojën asnjëherë në Kuvend

Gjatë periudhës shtator-dhjetor gati gjysma e deputetëve të Kuvendit ka folur vetëm një herë ose nuk e kanë hapur gojën fare. Një raport i ISP ka listuar emrat e deputetëve që rezulton se kanë mbajtur zero fjalime në Kuvend.

“Në sesionin e fundit parlamentar vijon trendi i 20%-25% të deputetëve që nuk përfshihen në debatet parlamentare dhe një pjesë e tyre as nuk lënë as gjurmë në aktivitetin vendimmarrës parlamentar. Lista e mëposhtme përfshin deputetët që nuk kanë mbajtur asnjë fjalim në 13 seancat parlamentare të sesionit të vjeshtës 2019, disa prej të cilëve janë të njëjtë edhe më “të heshturit” e sesioneve të tjera parlamentare të kësaj legjislature”,- thuhet në raportin e ISP.

SHKARKO APP