Endri Fuga: Akuzat ndaj Ramës për çështje lekësh nuk meritojnë koment

Endri Fuga, zëdhënësi i Kryeministrit Edi Rama ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në SHBA, ku një qytetar amerikan u dënua pasi ka ndihmuar kreun e qeverisë shqiptare për të paguar për një foto me Barak Obamën, në vitin 2012.

Në seancën e zhvilluar më 30 shtator, William Argeos u dënua me 4 muaj burg për shkeljen e ligjeve amerikane. Avokati John Azzarello në Nju Xhersi deklaroi para gjykatës federale se klienti i tij, William Argeos – i dënuar për kontribut të paligjshëm elektoral, kishte punuar për llogari të Edi Ramës në vitin 2012, kur 80 mijë dollarë pagesë i dhanë Ramës mundësinë e një fotoje me Obamën.

Zëdhënësi i kryeministrit, në një reagim për BIRN thotë se kjo është deklarata e një avokati që nuk meriton koment.

“Kjo është një histori e vjetër dhe e stërqartë për sa i takon kryeministrit dhe s’kemi asnjë interes të merremi me kush thotë çfarë! Çdo përgojim i tij për çështje lekësh në këtë rast apo në çdo rast, meriton keqardhje po jo koment,”- tha Fuga për BIRN.

Për të njëjtën çështje të 80 mijë dollarëve u dënua në SHBA dhe Bilal Shehu, shqiptaro amerikani që ndihmoi Edi Ramën të hynte në takimin me Barak Obamën.

Avokati amerikan implikon Ramën në pagesën e paligjshme për foton me Obamën

 

SHKARKO APP