Endri Fuga reagon për akuzat e Lulzim Bashës

Drejtori i Komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga, ka reaguar pas deklaratës së kreut të PD, Lulzim Basha i cili kërkoi hetim të plotë lidhur me fshehjen e numrit të viktimave nga COVID-19.
“Lulzim Basha prish gjumin e del në zyrë po avazin e ka njësoj. I trukuar si personazh i serialit “Sopranos” i kërkon KM të pranojë hetim për budallallëkun e “fshehjes së të vdekurve”! KM s’ndalon hetime si Saliu dikur po Lulzimit i ka ngelur ora dhe flet dhe kur s’ka ç’të thotë!”,- shkruan Fuga në një postim në Facebook.
Ditën e sotme, Basha i kërkoi Edi Ramës që të lejojë hetim të plotë për numrin e viktimave nga pandemia.
KOHA JONË SONDAZH

