”Ëngjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit jo e vërtetë

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi ka folur për akuzat se agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer kontrolle në ambientet e Kryeministrisë dhe se është marrë laptopi i Ëngjëll Agaçit.

Ai thotë se nuk janë të vërteta. Për të e vetmja e vërtetë në këtë mes është sëmundja e rëndë që ka kaluar Agaçi dhe mbi këtë ndërtohen të gjithë këto histori. Socialisti shprehet se as laptopi i tij nuk është marrë si dhe as kontrollet e BKH nuk kanë ndodhur.

”Ne kemi 34 vjet që e dimë këtë histori, këtë vjershë dhe ça s’ka thënë për të gjithë. Nga 1991-2025 nuk ka ngelur njeri pa i vendosur ndonjë vjershë Sali Berisha dhe pa sajuar ndonjë gjë. Pra ajo që e lidh këtë bisedë është sëmundja e zotit Agaçi që tashmë është konfirmuar nga burime zyrtare të Këshillit të Ministrave, i cili ka kaluar një moment të vështirë me shëndetin e tij dhe vetëm kjo është e vërtetë. Pastaj këto ka vajt BKH në Kryeministri nuk është e vërtetë, i kanë marrë laptopin nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta gjykosh këtë”,-tha në ”Opinion”.

SHKARKO APP