Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të shkarkojë nga detyra kreun e grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeajn.
Kryetari i Komisionit për zhvillimet e Kuvendit Kombëtar të PD Belind Këlliçi shpalli vendin vakant ndërsa theksoi se ngarkohet Këshilli Kombëtar për zgjedhjen e tij.
“Me propozim të Rithemelimit, Kuvendi vendosi të konstatojë vakancën e kryetarit të grupit parlamentar të PD. Ngarkohet këshilli kombëtar për zgjedhjen”, tha Këlliçi.
