Epidemiologu Nestor Memsuri: Jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë! Kërkohet urgjentisht strategji për menaxhimin e pandemisë

Mjeku epidemiolog, Nestor Memsuri, shkruan se “jeta e çdo shqiptari është e shtrenjtë! Duhet mbrojtur me çdo kusht, përkushtim dhe përgjegjshmëri!”

Për këtë, vijon më tej mjeku Mensuri “kërkohet urgjentisht strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë“.

Postimi i plotë i epidemiologut Nestor Mensuri në facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kërkohet urgjentisht 🚨strategji për menaxhimin e situatës me pandeminë.
➡️ Duhet TESTIM – GJURMIM – TRAJTIM
➡️ Shtim numrit të TESTIMEVE të SHPEJTA dhe FALAS.
➡️ Shtim buxheti për shëndetësinë.
➡️ Shtim i personelit që mbulon të treja fushat – Testim – Gjurmim – Trajtim.
➡️ Trajnim i vazhdueshëm koherent i personelit shëndetësor.
➡️ Pajisje e vazhdueshme me mjete mbrojtëse PPE dhe monitoruese (oksimetër, etj).
➡️ Trajtimi i personelit në Qendra Shëndetësore si personel në vijë të parë.
➡️ Të aktivizohen mjekët e familjes.
➡️ Spitalet rajonale të sigurohen me pajisjet e nevojshme dhe respiratore.
➡️ Qeveria të aplikojë skemën e rimbursimit të medikamenteve, panelit të analizave dhe shërbimin e qytetarëve të prekur nga COVID-19.
➡️ Të mos trajtohet pandemia politikisht por të dëgjohen realisht ekspertët dhe profesionistët.
➡️ Shëndeti publik duhet të jetë parësor dhe prioritar dhe paratë të shkojnë realisht tek shtresat në nevojë dhe në mbrojtje të jetës së shtetasve shqiptarë.
Jeta e çdo shqiptari 🇦🇱 është e shtrenjtë!
Duhet mbrojtur me çdo kusht, përkushtim dhe përgjegjshmëri!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?