FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eriol Braimllari: Çdo qindarkë që shpërdorohet sot dobëson, varfëron dhe shpopullon Shqipërinë, përgjegjësia është personale për këdo

Eriol Braimllari

Sekretari për Politikën e Jashtme i LSI, Eriol Braimllari ka reaguar lidhur me çështjen në arbitrazh, ku shteti shqiptar ka humbur përballë kompanisë greke “Aktor”  dhe duhet t’i paguajë kësaj të fundit 45 milionë dollarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Braimllari shkruan se “SPAK është në provë. Asnjë interes personal nuk duhet të mbajë peng vendosjen në vend të drejtësisë kundër Rilindjes që mundin, djersën dhe pasurinë e popullit po ja fal klientëve të saj.”

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

SPAK është në provë. Institucionet e drejtësisë së reformuar duhet të ngrihen në nivelin e integritetit të synuar në ligjet e miratuara në 2016. Asnjë interes personal nuk duhet të mbajë peng vendosjen në vend të drejtësisë kundër Rilindjes që mundin, djersën dhe pasurinë e popullit po ja fal klientëve të saj. Çdo qindarkë që shpërdorohet sot dobëson, varfëron dhe shpopullon Shqipërinë, ndaj edhe përgjegjësia është personale për këdo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?