Erion Veliaj drejtuar banorëve të Tiranës: kujdes nga moti i keq!

 

 

Kryebashkiakiu i Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në Facebook, në orët e para të mëngjesit të sotëm u ka bërë thirrje qytetarëve të Tiranës të kenë kujdes për shkak të motit të keq. Veliaj kërkon që të evitohen lëvizjet sidomos në zonat rurale dhe pranë përrenjve, ndërsa prioritet për ndihmë duhet të kenë fëmijët dhe të moshuarit. ‘’Shira dhe mjegull e dendur në zonën e Tiranës, evitoni lëvizjet sidomos në zonat rurale pranë lumenjve e përrenjve. 24 administratorët e Tiranës janë në gatishmëri maksimale. Në rast nevoje ju lutemi telefononi: Bashkia – 0800 0888 Policia – 129 Zjarrfiksja – 128 Kini prioritet ndihmën për fëmijët e të moshuarit. Bashkia Tirane #Bashke’’­ ka shkruar Veliaj në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?