FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Erion Veliaj: Kemi miratuar fondin më të madh për shkolla e kopshte

Pas 30 vitesh zaptim të godinës, Bashkia e Tiranës po punon për ndërtimin nga e para të kopshtit 37 në Njësinë 10, i cili shumë shpejt do të ofrojë kushte më të mira për të vegjlit e qytetit. Punimet që po kryhen në këtë kopësht, i cili e çon në 101 numrin total të kopshteve dhe çerdheve të ndërtuara dhe rikonstruktuara në Tiranë, u inspektuan nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Jemi në fazën kur kemi mbarur karabinanë dhe tani po fillojmë suvatimet, për t’i dhënë dorën e fundit kopshtit, të cilin do e quaja kopshtin më fatkeq në historinë e Shqipërisë, por me gjasa do jetë edhe kopshti më fatlum për 30 vitet e ardhshme. Këtu kemi pasur 11 familje, të cilat prej ndryshimeve të viteve ’90-të erdhën e u strehuan në Tiranë, por zaptimi i një kopshti nuk ishte mënyra e duhur. Zaptimi i kopshtit, i çerdhes, i shkollës, i godinave të “Qytetit Studenti”, është diçka që duhet t’i takojë së kaluarës. Nuk kemi nevojë për më shumë shembuj ulëritës si ky, për të kuptuar se çfarë i kemi bërë qytetit tonë”, tha Veliaj.

Ai nënvizoi se familjet të cilat kishin zaptuar godinën e vjetër të kopshtit po trajtohen me bonusin e qirasë dhe me strehim social. “Ka një mënyrë për ta bërë gjënë siç duhet, pra për të gjetur strehim, por jo në kopshte dhe çerdhe. E kemi rikuperuar këtë hapësirë, ish-kopshti i zaptuar sot është liruar dhe siç e shikoni ka mbaruar karabinaja. Unë e kuptoj që fëmijët, duke qenë se nuk votojnë, duke qenë se nuk rrinë tërë natën nëpër televizione të bëjnë analistin, ata edhe shpërfillen më kollaj. U jepet më shumë rëndësi atyre që nga divani tregojnë sesi bëhen gjërat, se sa fëmijëve që janë në fakt 20% e popullsisë, por janë 100% e së ardhmes. Për këtë betejë ia ka vlejtur gjithë mundi. Besoj fort se do jetë vërtetë bizhu për këtë zonë”, theksoi Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Bashkisë u shpreh se përtej debateve të ditës, ato që mbeten janë veprat, ndërsa falënderoi qytetarët që besuan te fuqia e një qyteti që do të çlirojë hapësirat publike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?