Erion Veliaj në Hollandë, takon kryetarin e Bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një vizite të shkurtër në Hollandë, ku është takuar me kryebashkiakun e Roterdamit, Ahmed Aboutaleb.

“Është gjithmonë kënaqësi të takoj mentorin, kryebashkiakun Aboutaleb, gjatë një vizite gjysmë-ditore në Roterdam për WEC2024 (Këshillin Botëror të Energjisë). Kompanitë arkitekturore lider në Rotterdam si MVRDV, jo vetëm që po e ndihmon qytetin e Tiranës me super dizajne, si Piramida dhe qendra TUMO, por gjithashtu po e bëjnë atë në mënyrë të qëndrueshme për një qytet të sigurt për të ardhmen”, shkruan Veliaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?