Erion Veliaj poston foto nga Kievi
Aktualitet Politikë E Diel, 21 Gusht 2022 11:05
“Tre muaj para se të niste lufta, u prita në Kiev nga nënkryetari i bashkisë në atë kohë, Oleksii Kuleba – folëm për ëndrrat që kishim për qytetet tona.
Sot miku im drejton Administratën Ushtarake të Kievit. Ai nuk e kërkoi këtë detyrë, as luftën!
Por, ëndërrimtarët dinë si t’i mposhtin makthet!”- shkruan Erion Veliaj sot pas kthimit nga Ukraina.

Kronikë e shkurtër e vizitës së Erion Veliajt në Ukrainë
“Më vjen mirë që Kievipo i rikthehet normalitetitpas sulmeve të ashpra të Rusisë, teksa lufta vazhdon ende në qytetin motër të Kharkivit dhe në zona të tjera të Ukrainës.
Miku im Vitali Klitçko e udhëhoqi qytetin në kohët më të vështira! Si dikur kur ishte boksier, një kampion i vërtetë në çdo ring”- shkroi kryebashkiaku tiranas, nga Kievi.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisëdhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër.
Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”- ishte postimi i parë i kryebashkiakut tiranas, Erion Veliaj.

“Jam shumë krenar për Dario Nardellan – Presidentin tonë të Eurocities – që mori drejtimin e 8 qyteteve të para që nisën procesin e përpjekjeve për rindërtimin e Ukrainës, çka shpresoj se do të ndiqet edhe nga qytete të tjera.
Shqipëria, me rimëkembjen pas tërmetit, mund të japë shumë mësime që ia vlejnë të dëgjohen” (Erion Veliaj.

KOHA JONË SONDAZH