Erion Veliaj pritet nga kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu

Erion Veliaj në cilësinë e Presidentit të B40 (bashkitë kryesore të Europës Juglindore) vizitoi Stambollin. Pas vizitës në Turqi, Erion Veliaj shkruan: “Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar mikun dhe mentorin tim, Ekrem Imamoglu – kryetarin e palodhur të Stambollit dhe themeluesin e Rrjetit të Qyteteve të Ballkanit, B40.

Kemi zgjeruar rrjetin, forcuar lidhjet në rajon dhe kemi rritur solidaritetin brenda qyteteve – kjo është fryma! Faleminderit Ekrem Imamoglu për vizionin dhe miqësinë tuaj!”- përfundon Veliaj.

Ekrem Imamoglu projektohet si presidenti i ardhshëm i Turqisë, pas Erdogan. Ai ka një popullaritet të madh dhe shikohet nga Perëndimi si njeriu i ardhshëm me vizion europian që mund të drejtojë shtetin turk.

SHKARKO APP