Erion Veliaj shkon me biçikletë në punë: Një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë dhe para

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u ka thënë ‘mirëmëngjes’ ndjekësve me një video të tijën me biçikletë.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Veliaj duket duke ngarë një biçikletë dhe bashkëngjitur me videon shkruan: “Një javë të shkëlqyer për ty …dhe një këshillë për të qenë i shëndetshëm e kursyer kohë e para në Javën Europiane të Mobilitetit #NePuneMeBiciklete ”.

Në fakt edhe më parë kryebashkiaku i Tiranës është parë shpesh që zgjedh të shkojë me biçikletë në punë apo në takimet e tij.

SHKARKO APP