Erion Veliaj takohet edhe me ish-ambasadorët Marcie Ries dhe Alex Arvizu
Aktualitet Politikë E Hënë, 19 Shtator 2022 11:54
“Çfarë kënaqësie që u ritakova me ish Amb. Marcie Ries dhe Alex Arvizu.
Marcie besonte te grupi ynë i aktivistëve të MJAFT-it, kur ne ishim të panjohur dhe protestonim ndaj padrejtësive.
Kurse Alex na ka qendruar pranë në ditët e errëta të 21 janarit dhe ngjarjet në vijim.
Përgjithmonë mirënjohës ndaj jush!”- shkruan Erion Veliaj.
Kryebashkiaku i Tiranës ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA, ku u prit nga personalitetet e larta amerikane, kryetarja e Kongresit Amerikan dhe kryetari i Senatit.
Ai takoi edhe kongresmenë dhe senatorë amerikanë si dhe përsonalitete të tjera amerikane.

KOHA JONË SONDAZH