Erion Veliaj uron Pashkët: Të ringjallim tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Ai përcolli urimet e tij për këtë festë të besimtarëve katolikë, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të ringjallur në secilin prej nesh tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.

“Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë!
Ky kremtim, le të ringjallë në secilin prej nesh tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?