FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

LSI, Erisa Xhixho: Duhet opozitë e fortë dhe jo fasadë

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho, shprehet se në situatën ku ndodhet vendi, duhet një opozitë të fortë.

Mendoj që sot, duke pasur këtë mazhorancë me shumë pushtet, vendit i intereson një opozitë e fortë dhe propozime konkrete. Ky është interesi konkret”, u shpreh Erisa Xhixho në A2 CNN.

Edhe kur vjen fjala te reformat që PD kërkon të nisë në Parlament, Xhixho thotë se Partia Demokratike nuk duhet të nxitojë, duke marrë shembull çfarë ndodhi në zgjedhjet e 25 prillit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një thellim i kësaj analize që padyshim duhet të vazhdojë, që të mos bëjmë reforma në letër që nuk zbatohen, si marrëveshja e 5 qershorit, të cilat u deformuan me forcën e kartonit nga kjo mazhorancë. Do të duhet të kemi një reformë që i reziston kohës. Pa një skaner të asaj që ndodhi më 25 prill, ne nuk mund të avancojmë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?