Erisa Xhixho: Fitore e qytetarëve. Impianti i plehrave në Fier u ndal pas ndërhyrjes së LSI

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho ka dhënë sot një lajm të mirë për qytetarët e Fierit. Në një komunikim në Facebook, Xhixho shprehet se projekti shumë i debatuar i impiantit të mbetjeve në Qarkun e Fierit do anulohet.

Xhixho ka publikuar një dokument të Ministrisë së Drejtësisë, që u jep të drejtë anëtarëve të Këshillit Bashkiak në LSI dhe  qytetarëve në pretendimet e tyre për paligjshmërinë e këtij projekti.

“Miq, Impjanti i Plerave ne Qarkun e Fierit u ndal si fitore e qytetareve dhe fale mbështetjes se Kryetarit tone z.Ilir Meta dhe deputetit z.Petrit Vasili .Kjo pas ngritjes se shqetesimit nga grupi i Keshilltareve te LSI ne Bashkine e Fierit. LSI gjithmone ne mbeshtetje te qytetareve dhe kunder veprave qe demtojne shendetin dhe ambjentin . #LSI#NjeShansPerTeGjithe”,- shkruan Erisa Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë dje kreu i Bashkisë së Fierit, Armando Subashi tha se projekti do të anulohej nga ai. Në fakt, siç rezulton dhe nga dokumentet e publikuara nga Erisa Xhixho ka qenë ndërhyrja e Këshilltarëve të LSI dhe Ministrave të LSI-së, të cilët kanë ndjekur rrugën ligjore për anulimin e këtij projekti të dëmshëm për zhvillimin ekonomik të zonës dhe shëndetin e banorëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?