Erisa Xhixho: Koha për të ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë në këto kohë të vështira

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho, së bashku me anëtarë të kësaj force politike në njësinë numër kanë nisur një fushatë humanitare në ndihmë të familjeve në nevojë.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Xhoxho shprehet se është koha për ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. “Në ditën Ndërkombëtare të Solidaritetit njerëzor së bashku me anëtarët e palodhur të njësisë nr.1 në qytetin e Tiranës u angazhuam vullnetarisht me shumë kënaqësi për të ndihmuar familjet më në nevojë në këto kohëra të vështira për të gjithë.

Bashkë për njëri tjetrin, duke ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, përcjellim shpresë, pozitivitet dhe optimizëm në prag festash. Vetëm duke qënë bashkë Shqipëria do dali nga ky rrënim , ndaj në këto kohë sfiduese dhe festash le të ndihmojmë këdo që mundemi. T’i dhurojmë buzëqeshje dhe shpresë aty ku ka humbur pasi ne bashkë do ja dalim”,- shprehet Erisa Xhixho.

SHKARKO APP