Erisa Xhixho: Monika Kryemadhi rikonfirmon mandatin

Nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho ka shpjeguar për mediat se si do bëhet zgjedhja e delegatëve,etj.
Ajo tha se “Nesër është një moment i rëndësishëm për LSI pasi zgjidhen strukturat drejtuese për 4 vitet e ardhshme. Kemi prej muajsh që organizojmë zgjedhje në organizata, hapim dyert për çdo qytetar që do të angazhohet dhe të jetë pjesë e strukturave të LSI. Është mundësi pasi të rinjtë e pajisur me teserën e LSI, jo vetëm do votojnë por edhe të zgjidhen në strukturat bazë.
Nesër votohet për kryetaren e LSI Monika Kryemadhi, më saktë një rikonfirmim mandati, si dhe për delegatët që do jenë pjesë në konventën e 5 dhjetorit.
Për shkak të pandemisë, i kemi të dyja opsionet, edhe votimin manual pasi janë 51 qëndra votimi në gjithë Shqipërinë të hapura nga ora 9 deri në orën 16.
Kemi edhe votimin online, një risi për politiken shqiptare. E kemi aplikuar për herë të parë në 2012, ku komiteti drejtues, kryesia është votuar online, një projekt pilot për të testuar në një moment, por tani është e shtrirë për gjithë antarësinë, me aplikacionin JoinLSI, ku çdo anëtar duhet ta shkarkojë. Dhe të votojë, përfundojë Xhixho.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?