Erisa Xhixho: Marrëzia e papagajve të rilindjes nuk ka as kurim dhe as manual trajtimi
Nga Erisa Xhixho
Marrëzi pa kufi
Edhe marrëzia është një dukuri njerëzore e si e tillë, normalisht është një dukuri e administrueshme.
Sepse edhe marrëzia ka limite, ka kufij.
Mirëpo, për fat të keq marrëzia e papagallëve të rilindjes është sui generis, është prej atyre lloj shfaqjesh që nuk i përfshin asnjë manual trajtimi dhe kurimi.
Dhe një nga mënyrat e shfaqjes së marrëzisë që po shohim fatkeqësisht është fyerja e përbaltja e dëshmorëve dhe e heronjëve të atdheut .
Verbëria e marrezisë shkon deri atje sa edhe dekoratat e nderimet shtetërore që jepen në zbatim të ligjit, cilësohen si teneqe të pavlera nga ato që në vend të truve kanë teneqe të ndryshkur.
Dekoratat nuk janë teneqe por shenja të nderimit shtëteror, janë simbole mirënjohjeje dhe nderimi për ata që kanë dhënë jetën për atdheun, por edhe për ata që me veprimtarinë e tyre kanë dhënë kontribute të çmuara për vendin dhe popullin.
Janë nderim që i bën çdo shtet dhe nderimet në emër të shtetit i jep kryetari i shtetit që është në zbatim të funksionit të tij kushtetutes.
Duke përgojuar në këtë mënyrë, ajo nuk po fyen Presidentin e Republikes, por të gjithë të rënët, fyen familjarët dhe ne pasardhësit e tyre që jemi rritur me nderim e mirënjohje për veprën e tyre .
Fyen vetëdijen patriotike të popullit tonë që nderimin për dëshmoret dhe heronjtë e ka të shenjtë si gjakun e tyre .
Shprehja fali zot se s’dinë çfarë bejnë nuk është e vlefshme për këta.
Sepse ata nuk ka për t’i falur as zoti dhe as qytetari shqiptar.