Erisa Xhixho: Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe pagave të shqiptarëve

Nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho ka reaguar lidhur me deklaratën e ish-ministrit të PS-së, Ilir Beqaj, për shkurtimin e pensioneve.

Përmes një postimi në Faebook, Xhixho shprehet se shteti është në prag të falimentimit. “Qeveria vazhdon të vjedhë paratë e shqiptarëve përmes koncesioneve e tenderave sekretë, dhe nga ana tjetër kërkon uljen e pagave dhe pensioneve”,- shkruan Xhixho.

Në vijim postimi i plotë i Xhixhos

Swiss Digital Desktop Reklama

Qeveria e shtypjes dhe shkatërrimit kërkon uljen e pensioneve dhe rrogave të shqiptarëve.
Nderkohë vjedhja e parave të shqiptarve të vazhdojë, me 250 milionë euro PPP e koncensionet të mbeten të paprekura.
Me tendera sekretë, nga ushqimet te letrat higjenike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jemi në kushtet e një shteti në prag falimentimit.
Qeveria të shprehet dhe ti tregojë Shqiptarëve në çfarë grope financiare e ka sjellë ekonominë e vendit, vjedhja vjedhja dhe vetëm vjedhja.

Kjo tregon dështimin dramatik kësaj qeverie.
Sot maska, fasadat, propaganda kane rënë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?