Erisa Xhixho: Ulja nën zero e temperaturave, shoqëruar me reshje bore në gjithë vendin, na përballi sërish me faktin se qeverisemi vetëm nga propaganda

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Erisa Xhixho shprehet se ulja nën zero e temperaturave, shoqëruar me reshje bore në gjithë vendin, na përballi sërish me faktin se qeverisemi vetëm nga propaganda.

“Ulja nën zero e temperaturave, shoqëruar me reshje bore në gjithë vendin, bashkë me problemet e shumta, na përballi sërish me faktin se qeverisemi vetëm nga propaganda.

Pritja torturuese e njerëzve bllokuar në makina që krijuan radhë kilometrike, me gjithë apelin dhe kërkesën për ndihmë, nuk e evitoi dot qëndrimin me orë në acar për të rritur e fëmije.

Shteti u dorëzua dhe njerëzit e ngrysën dhe e gdhinë mes acarit, siç ndodhi në Qafë Thanë.

Ndërkohë të dielën pasdite ka ndodhur një ngjarje shumë e rendë , një e moshuar në Dibër humbi jetën rrugës për në spital, pasi makina me të cilën po transportohej nuk po çante dot rrugën e bllokuar nga bora.

Përballë kësaj situate kurrkush nuk ka nevojë për video e filma me dëborë e mes stuhisë, e as për politikën e propagandës, por për punë konkrete, për ndihmë për zonat e bllokuara, për lehtësi të qarkullimit në akset problematike”, thekson përmes rrjeteve sociale nënkryetarja e LSI-së, Erisa Xhixho.

SHKARKO APP