Ertila Nikolli: Kurbini me LSI-në, për një qeverisje me dinjitet e në shërbim të qytetarëve
Intervistoi : Bektash ZENELI
E kandiduar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, e dyta nga radha e të përzgjedhurve në Qarkun e Lezhës, Ertila Nikolli, ekonomiste në profesion, me emër të mirë në gjithë komunitetin e Kurbinit ku kandidon, në intervistën për “Koha Jonë “ flet thjesht dhe qartë mbi motivet të cilën e shtynë të kandidojë në këtë zonë “të nxehtë” e jo pa probleme të trashëguara. Ajo ndër të tjera thekson besimin e fortë që ka tek LSI-ja, si forca politike e mbajtjes së fjalës së dhënë, si dhe tek vetvetja për t’ia dalë me sukeses misionit të nisur e që pas fitores së opozotiës me 25 Prill do të përmbyllet me realizimin e gjithë angazhimeve të marra para zgjedhësve, ku edhe Kurbini të bëhet vendi ku sejcili prej nesh mund të ndërtojë të ardhmen e tij si qyteatar i denjë europian.
Zonja Ertila, cilat qenë motivet që ju shtyjnë juve t’i futeni rrugës së politikës?
Personalisht nuk kam patur synim, objektiv apo ndonjë projekt për t’iu futur rrugës së politikës Profesioni im është ai i ekonomistes . Krahas detyrimeve familiare të cilat i kam patur parësore, profesionit të ekonomistes i kam kushtuar vëmendje të vazhdueshme . Rezultatet e deri tanishme të punës kudo që unë kam punuar me bëjnë që ta ndjej veten krenare për çka kam arritur. Jeta, zhvillimet e saj të bëjnë që të përballësh edhe me sfida të tilla të paparishikuara siç është edhe kjo e hyrjes në politikë, për të dalë edhe te përgjgija e pyetjes suaj. Ftesa për të kandiduar për në Kuvendin e ri të Shqipërisë më ka ardhur nga Lëvizja Socialiste për Integrim, nga kryetaria e saj Monika Kryemadhi, ku me siguri ajo është bazuar në gjithë informacionin e nevojshëm rreth figurës sime. Dhe unë nuk hezitova, por pranova këtë ftesë, madje me respekt e mirënjohje njëkohësisht. E gjitha kjo ndodhi pas një konsulte me gjithë rrethin familjar. Familja ime ishte inkurajuejsa dhe mbështetja e parë. Përgjgija ime pozitive krahas të tjerash kishte edhe një bazë të fuqishme ; qoftë nga familja e prindërve të mi ashtu edhe nga kjo e bashkëshortit, prej vitesh kanë qënë mbështetës të së majtës, madje i kanë dhënë shumë asaj.
Motivi tjetër i rëndësishëm është edhe bindja ime si e shumë e shumë të tjerëve që Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike, e cila do ta çojë Shqipërinë drejt integrimit të sigurtë, drejt Europës që të gjithë e dëshirojnë. Duke patur këtë bindje jam krejt e sigurtë që me LSI-në në qeverisje askush nuk do të zhgënjehet.
Ju jeni rënditur e dyta nga radha e kandidatëve të LSI-së për Qarkun e Lezhës po që përfaqsoni Kurbinin, a keni objektiva konkrete për ktë zonë?
Kemi program konkret, objektiva për sektorë kryesorë jetik. Të gjitha bashkë të realizuara do t’i rikthejnë Kurbinit dinjitetin e mohuar. Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë publikisht me program konkret e objektiva po të tilla më qartë se çdo forcë tjetër politike, së paku personalisht këtë bindje kam.
Krahas tyre ne kemi përcaktuar prioritetet specifike për Kurbinin, zonat urbane dhe rurale të tij qytetet dhe fshatrat gjer ato më të skajshmet. Ndër to’ mund të përmendim; imponimin ligjor e moral për rritjen e efikasitetit të punës së adminitratës lokale, rritjes cilësore të punës në sektorët prioritar siç janë arsimi e shëndetësia, përmirësimin e infrastrukturës rrugore , ato ndërqytetase si dhe ato të zonave rurale, furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji. Bujqësia, blektoria, agropërpunimi do të mbështeten pa rezerva duke u vlerësuar si sektorë kryesorë ekonomike të cilat sjellin cilësi jete, vende të reja pune e mirëqënie. Eshtë për të ardhur keq që në disa aspekte kemi mbetur akoma në vitet ’90! Vetëm një shembull; rrugët rurale në malësinë e Kurbinit janë në gjendje të njëjtë apo më rëndë akoma se në ato vite!
Zhvillimi i turizmit do të shihet si prioritet i veçantë për vetë resurset që Kurbini ka në këtë fushë, fatkeqësisht akoma të pa shfrytëzura me efikasitetin e duhur.
A mund të na thoni diçka më konkretisht vetëm për sektorin e turizmit-burim punësimi e zhvillimi?
Janë një sërë faktorësh ku të gjithë bashkë bëjnë që me një përkujdesje të veçantë, turizmi të njohë zhvillime progresive në Kurbin. Relievi, klima, flora dhe fauna , burimet natyrore, burimet hidrike e bëjnë këtë plotësisht të mundur. Deri me tani kanë munguar përkujdesja, projektet.
Kurbin është nga rrethet më të spikatura me resurse te pafundme zhvillimore në fushën e turizmit, ku në harmoni të plotë janë të lidhura bregdeti dhe e gjithë zona fushore, ajo malore gjer në zonat më të thella. Laguna e Patokut, gryka e Shkopetit, objektet e shpallura “monument kulture “, kalaja e Sebastes dhe ajo e Daulës, objekti i famshëm i Shna’ Ndout e Shna’ Premtes, vendi ku është çelur më e para shkollë shqipe në Kurbin në vitin 1632, mulliri “Fallë” i vendosur mes Gallatës e Vinjollit , vendet e tjera të spikatura si “ Gjurma e shenjtë” , “ Kroi i Skënderbeut “ , Ulliri shekullor”, etj, si këto janë të mundura të frekuentohen më gjerësisht, por në shumë prej tyre iu mungon infrastruktura e nevojshme nisur që nga ajo rrugore. Për të gjitha këto LSI-ja ka program konkrete, e me ardhjen e saj në qeverisje do të nisin menjëherë projektet dhe zbatimi i tyre.
Ndërkohë që fushata elektorale vazhdon intensivisht, komunikimet tuaja me elektoratin kanë qënë të pa prera, cili është mesazhi juaj peë zgjedhësit?
Edhe përmes këtij komunikimi dua të falenderoj sinqerisht të rinjtë e të rejat , burrat e gratë, të moshuarit e nderuar në të gjithë trevën e Kurbinit, veçanërisht, por edhe ato të Mirditës e Lezhës, mbështetës të Lëvizjes Socialiste për Integrim e të mijtë personalisht për përkrahjen, mbështetjen e pa kursyer që po më japin në këtë kandidim për në Kuvendin e ri të Shqipërisë, përballë gjithë kësaj përkrahjeje, unë personalisht vetë, forca politike që përfaqësoj. kemi vënë në dispozicion mbajtjen e fjalës së dhënë. Besimi juaj ndaj nesh sot do të thotë shërbim ndaj jush nesër. Pa asnjë më dyshje, LSI-ja ka dëshmuar se është parti e fjalës së mbajtur dhe unë jam grua e besës, e malësores së vendosur prej nga kam edhe rrënjët e mia.
I gjithë objektivi ynë themelor është që Kurbini, mbarë komuniteti i tij të qeveriset e të drejtohet me dinjitet. Që Laçi, Miloti , Mamurrasi, Fushë-Kuqja, mbarë fshatrat e tij të rikthehen në identitetet duke rivendosur emrin e mirë të mbarë Kurbinit në lartësinë e duhur e të miratuar.
Për të arritur këtu mjafton më e thjeshta gjë për tu zbatuar; vendosja në krye të punëve e njerëzve të aftë, të ndershëm e të përkushtuar , profesionistë të zot për të shërbyer me drejtësi e ndërshmëri qytetarëve.
E gjithë këtë rrugëtim që së bashku kemi nisur sigurisht do ta kurorëzojmë me 25 Prill me votimin masiv për LSI-në për të vazhduar rrugëtimin tonë të sigurt për realizimin e gjithë projekteve tona të përbashkëta.