Ervin Hoxha me Ministrat e Brendshëm të Procesit të Berlinit

Nga Ervin Hoxha-

Me Ministrat e Brendshëm të Procesit të Berlinit, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e BE-së të përfshira në këtë platformë. Në këtë takim, që u zhvillua në Berlin, aty ku ky proces nisi 10 vite më parë nga Kancelarja Merkel, u diskutua mbi migracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar.

Falënderova 🇩🇪 për angazhimin dhe përkushtimin që ka në këtë iniciativë të rëndësishme dhe rikonfirmova qëndrimin e Shqipërisë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin rajonal në kuadër të këtij Procesi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Informova se janë ndërmarrë një sërë iniciativash, që kanë rritur jo vetëm koordinimin me vendet e rajonit dhe të BE-së, por edhe angazhime të përkthyera në objektiva kombëtare bazuar në sfidat aktuale të sigurisë. Për 🇦🇱 mbetet shumë i rëndësishëm forcimi i mekanizmit kombëtar të riintegrimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Propozova krijimin e një kuadri të përbashkët për shkëmbimin në kohë reale të të dhënave dhe analizave mbi flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit drejt BE-së.

Referuar bashkëpunimit operacional kundër krimit të organizuar, theksova se janë ndërmarrë 77 operacione në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, gjysma e të cilave në fushën e narkotikëve dhe trafikimit.

Gjatë këtij forumi, pata takime të veçanta me Zv.drejtorin e Përgjithshëm të DG Home 🇪🇺 Oliver Onidi, si dhe me ministren e Shtetit për Sigurinë Kufitare dhe Azilin, në Mbretërinë e Bashkuar, Angela Eagle.

Komisioneri Onidi vlerësoi progresin e Shqipërisë, që sipas tij, ka treguar përkushtim në avancimin e zbatimit të Planit të Veprimit 🇪🇺-🇦🇱, kundër migracionit të parregullt dhe luftën kundër terrorizmit në Ballkanin Perëndimor. Ai nënvizoi rolin e Shqipërisë si një ndër partnerët më të vyer në luftën kundër dukurive të paligjshme, si dhe për hapat kyç që ka ndërmarrë për sigurinë e kufijve të saj, e respektivisht, edhe sigurinë e vendeve të BE-së.

Për procesin e integrimit Komisioneri shtoi faktin se, procesi screening është i përmbyllur dhe se tashmë ka ardhur koha për të kaluar tek negociatat.

Në takimin me ministren britanike 🇬🇧, e falënderova për mbështetjen dhe veçova rezultatet e arritura, falë bashkëpunimit mes dy vendeve ku po funksionon Task Forca e përbashkët, në uljen drastike të numrit të migrantëve drejt Anglisë.

Diskutuam gjithashtu për organizimin e një dialogu të përbashkët, mbi luftën kundër krimit të organizuar, si një tjetër hap për të thelluar bashkëpunimin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?