Kryeministri Rama: Policia të përgjigjet nëse Ervis Martinaj është vrarë ose ta arrestojë, nëse është gjallë

Kryeministri Edi Rama ka folur për të gjitha ngjarjet e bujshme të kronikës në vend. Teksa u ndal tek i shumëkërkuari Ervis Martinaj, kreu i qeverisë tha se Policia e Shtetit duhet të përgjigjet nëse është vrarë ose nëse është gjallë, ta arrestojnë.

“Si është e mundur që Policia e Shtetit ende nuk e ka një përgjigje për fatin e njërit prej figurave më të larta të krimit të organizuar në Shqipëri. Është e papranueshme që mediat çdo natë janë bërë si Big Brother; jo u vra, jo nuk u vra ai që ishte shumë i kërkuar nga policia. Lajme me luanë, me bamirësa, me oligarkë, si një serial absurd për një nga figurat më të zeza të botës së krimit në Shqipëri. Policia nuk di ende ta thotë ”ore u vra apo nuk u vra’. Kush e ka penguar ta thotë? Kjo dilemë duhet të marrë fund sa më parë”, tha Rama.

SHKARKO APP