Escobar në Tiranë, flet në emër të SHBA-së për 14 Majin: Kandidatët të jenë me integritet të lartë

Gabriel Escobar ka kërkuar në emër të SHBA-ve që kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit, të jenë me integritet të lartë. Këtë mesazh dha zv/ndihmës Sekretari i SHBA-ve për Çështjet Evropiane dhe Përfaqësuesi Special për Ballkanin Perëndimor, në takimet që zhvilloi sot me zyrtarët më të lartë në vend, si me Presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme Xhaçka dhe liderë të tjerë.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka postuar në Twitter foto nga këto takime duke dhënë edhe detaje. Sipas ambasadës Escobar nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme bashkiake në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për integritet të lartë.

“Ai diskutoi gjithashtu për bashkëpunimin SHBA-Shqipëri për prioritetet rajonale dhe globale, duke përfshirë refuzimin e pushtimit rus të Ukrainës”, thuhet ndër të tjera në postimin e ambasadës së SHBA.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?