Estonia ose shteti me 99 përqind të shërbimeve publike online!
Estonia është vendi që ofron online 99 për qind të shërbimeve publike.
Gjithçka është online, aplikimin për patentë shofer, letërnjoftim, pasaportë, hapje të bizneseve, dhe hapje e mbyllje të pushimeve mjekësore.
Në këtë shtet edhe votohet online. Mund të plotësohet edhe aplikacioni për martesë – por, jo për divorc.
Në Estoni janë krijuar kompani me nam global. Skype, platformë për komunikime, dhe Bolt, kompani për shërbime transportuese, janë disa prej tyre.
“Ne kemi 10 ‘njëbrirësha’ në Estoni, që do të thotë një ‘njëbrirësh’ për çdo 130.000 banorë në këtë shtet – pra kompani miliardëshe. Pas përfundimit të mandatit, i vizitova dhe i pyeta këta persona, të gjithë në të 30-at e tyre, pse i kanë hyrë kësaj pune, dhe ata thanë se ‘kam qenë njëri prej fëmijëve në programin tënd’”, sqarojnë qytetarwt për Radion Evropa e Lirë.
Si renditet Estonia në listat botërore?
Estonia është një prej vendeve më pak të korruptuara në botë.
Në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit, të organizatës ndërkombëtare Transparency International, ajo renditet në vendin e 12-të nga 180 në total.
Kur është fjala për liri të shtypit, Estonia është e gjashta prej 180 vendeve, sipas organizatës tjetër ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij.
Njëjtë, Estonia është në krye të listës edhe për liri në internet.
Vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), apo e ekonomisë së gjithë shtetit, është rreth 29.8 milionë dollarë amerikanë.
Estonia është anëtare e Bashkimit Evropian dhe e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO). Ajo është ndër vendet e pakta që ndan më shumë se 2 për qind të PBB-së në fushën e mbrojtjes.
Është, gjithashtu, vendi i parë baltik, dhe i 35-ti në botë, që ka legalizuar martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.
Shteti digjital
Pas nxënësve në shkolla, në kuadër të fazës së dytë Estonia nisi të edukonte pjesën tjetër të popullsisë, dhe, shumë shpejt, vendi u bë i njohur me emrin e dytë: shteti digjital [e-country].
Por, Marju Hendre, analiste e lartë në Autoritetin e Sistemit në Estoni – që funksionon brenda Ministrisë për Çështje Ekonomike dhe të Komunikimit – është e vetëdijshme që një shtet digjital mund të jetë edhe në shënjestër.
Ajo i ka treguar Radios Evropa e Lirë se Rusia është kryesisht mbrapa sulmeve që kanë për qëllim pamundësimin e marrjes së shërbimeve.
Estonia tani përballet me mbi 90 sulme kibernetike brenda një muaji.
“Më 2022, kur nisi lufta [e Rusisë në Ukrainë], numri i sulmeve DDoS [pamundësim shërbimesh] është rritur në mënyrë drastike. Kemi parë më shumë sulme brenda një muaji, sesa që paraprakisht kemi pasur brenda një viti, dhe e njëjta situatë po vazhdon. Ato janë të lidhura me zhvillimet politike. Ato kryhen si sulme ndëshkuese për diçka që kanë thënë politikanët tanë, për një vendim që kanë marrë, shembull, për të dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë”.
“Nuk ka kapacitete për të bërë diçka në teknologji. Shteti që është kundër vlerave të Perëndimit është Kina. Rusia mund të zbatojë atë që shpik Kina, apo atë që vjedh prej Perëndimit – është praktikë e zakonshme, mirëpo është kreative kur është puna te teknologjia”.
Shërbimet kibernetike si ndihmë për shtetet tjera
Duke qenë pionierë në krijimin e shtetit digjital, estonezët kanë ndarë me mbi 25 vende në botë platformën për ndërtim të qeverisjes digjitale.
latforma e Estonisë është e ndërtuar asisoj që të dhënat janë të ndara nëpër flluska të ndryshme. Nëse eventualisht një sektor sulmohet, hakerët nuk arrijnë të depërtojnë në baza tjera të të dhënave.
Liina Areng, udhëheqëse e rrjetit EU CyberNet, që shërben si platformë bashkëpunimi mes ekspertëve të kibernetikës në Bashkimin Evropian për të forcuar sigurinë kibernetike në botë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në gjashtë muajt e fundit, Estonia u ka ofruar asistencë kibernetike mbi 57 vendeve.
Çelësi i suksesit që Estonia gëzon sot është edhe bashkëpunimi mes sektorit publik dhe atij privat. Dhe, një mori vullnetarësh.Areng i ka treguar Radios Evropa e Lirë se si vendi i saj e ka formuar një rrjet të ekspertëve kibernetikë, të cilët mobilizohen në rast se shteti përballet me ndonjë sulm të madh kibernetik.Ajo tha se vullnetarët e ndiejnë nevojën për të shërbyer në të mirë të shtetit.
“Është shteti ynë, jemi shtet relativisht i ri, dhe i besojmë Qeverisë sonë. Ky besim është komponenti kyç për mobilizim të njerëzve, edhe përtej sektorit publik, që t’i ofrojnë shërbimet e tyre në baza vullnetare, për të mbështetur Qeverinë, shtetin digjital” shkruan radio Europa e Lirë.