Eurodeputetë letër Von Der Leyen: Ballkani të përfshihet në skemën e autorizimit të eksportit për pajisjet mjekësore

Përmes një letre, katër deputetë të Parlamentit Europian i kanë kërkuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen që të përfshijë vendet e Ballkanit në skemën e autorizimit të eksporteve për pajisjet mjekësore. Eurodeputetët Lukas Mandl, Viola con Cramon-Taubadel, Ilhan Kyuchyuk dhe Andrey Kovatchev kanë kërkuar që kjo të bëhet përmes një procedure urgjente.

Ata i tërhqin vëmendjen te faksti, se sistemet shëndetësore në këto vende janë pëgjithësisht të dobëta, arsye për të cilën, qytetarët e këtyre vendeve kanë nevojë për mbrojtje nga Bashkimi Europian.

“Ndaj, ne ju kërkojmë që të përfshini edhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në “skemën e autorizimit për eksporte” që mbulon aktualisht vendet e Bashkimit Europian, Norvegjinë, Zvicrën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Liechtenstein. Gjithashtu, vendet e Ballkanit duhet t’u mundêsoshet pjesëmarrja në prokurimet e mallrave që lidhen me krizën”.

SHKARKO APP