Eurodeputeti Knut Fleckenstein sot në Tiranë, vizitë 4-ditore

 

Këtë të mërkurë në Tiranë do të jetë i pranishëm raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Knut Fleckenstein, i cili do të qëndrojë për 4 ditë me rradhë në kryeqytet dhe do të ketë takime me aktorët kryesorë politikë të vendit.

Lajmi është bërë i ditur nga Fleckenstein në profilin e tij në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

“Do të jem sërish në Shqipëri dhe do të qëndroj deri të shtunën. Jam i lumtur që do të takoj shumë miq të mirë. Më pëlqen ky vend, edhe pse ka ende shumë për të bërë. Por ne të gjithë e dimë, dita do të vijë, kur ne të gjithë të jemi të bashkuar në Bashkimin Evropian. Do të takoj liderët e qeverisë dhe të opozitës, artistë dhe gazetarë dhe do të qëndroj në “Sheraton”. Gëzohem që po shkoj në Shqipëri”, – shkruan në Facebook Fleckenstein.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sigurisht që vizita e Fleckenstein vjen në kuadër të progres raportit të PE-së në lidhje me 5 prioritetet kyce që Shqipëria duhet të plotësojë për të hapur negociatat për të qenë anëtar i BE. Pavarësisht kësaj, nuk pritet që këtë vit Shqipëria të hapë negociatat me BE, pasi ende nuk ka plotësuar 5 kushtet kyce të vëna nga Komisioni Europian.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?