Eurostat: Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në vitin 2024 janë refuzuar 14,260 shtetas shqiptar, ku gjysma në kufijtë tokësorë (7855). Gjysma e totalit janë refuzuar në shtet fqinjë, Greqi dhe Itali, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë në Lituani, Hungari, Gjermani etj.

Për çfarë janë refuzuar kryesisht shqiptarët?

Sipas Eurostat shtetasit shqiptarë u refuzuan kryesisht (14 260) për shkak të “Është lëshuar një sinjalizim/alert[i]” (28,8 %) dhe “Qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk janë të justifikuara” (27,2 %). Pas shqiptarëve më të refuzuarit renditet moldavët (12 100), turqit (6 760) dhe serbët (6 190). Kthimet e shtetasve të vendeve të treta. Në vitin 2024, numri i shtetasve të vendeve të treta të kthyera në një vend të tretë u rrit me 19.3%.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vitin 2024, 110 385 shtetas të vendeve të treta që morën urdhër për t’u larguar nga një vend i BE-së u kthyen në një vend të tretë, që përfaqëson 88,1% të kthimeve totale (d.m.th. duke përfshirë edhe kthimet në një vend tjetër të BE-së.Shtetasit e Gjeorgjisë përbenin numrin më të madh të kthimeve në BE me 11 585 prej tyre të kthyer në një vend të tretë. Ata u pasuan nga turqit (7 910), shqiptarët (7 810), moldavët (4 970) dhe kolumbianët (4 930).

Swiss Digital Mobile Reklama

Të refuzuarit në Europë

Në vitin 2024, 123 655 shtetas të vendeve të treta u refuzuan të hynin në territorin e BE-së në njërin prej kufijve të saj të jashtëm, një rritje e lehtë prej 0,3% krahasuar me 2023-in. 918 925 persona u konstatuan se qëndronin në mënyrë të paligjshme në një vend të BE-së, çka përfaqëson një rënie prej 27,4 % krahasuar me 1,27 milion të tillë në vitin e mëparshëm. Numri i shtetasve të vendeve të treta ndaj të cilëve është lëshuar urdhër largimi nga një vend i BE-së ishte 453 380, një rënie prej 7,3 % krahasuar me 2023-in (489 335).

Në vitin 2024, shumica (56.9%) e shtetasve të vendeve të treta të cilëve iu refuzua hyrja në BE ishin përmes kufijve të jashtëm tokësorë të BE-së, të ndjekura nga refuzimet në kufijtë ajror (39.8%), ndërsa vetëm një pjesë e vogël (3.4%) e refuzimeve totale ishin në kufijtë detarë.

Pothuajse një e treta e numrit të përgjithshëm të refuzimeve u regjistruan në Poloni (16.7%) dhe në Kroaci (11.3%). Numri më i madh i refuzimeve të regjistruara në kufijtë e jashtëm tokësor u raportuan nga Polonia (18 030; 87.2% e të gjitha refuzimeve të hyrjes në Poloni), Kroacia (13 535; 97.0%), Rumania (8 960; 88.2%), Hungaria (6 205; 0.5; 89%) dhe Greqia (85 %). 170; 78.2%).

Për sa i përket kufijve ajror, në vitin 2024 Franca raportoi numrin më të madh të refuzimeve (7 800) në BE, e ndjekur nga Gjermania (6 935), Irlanda (6 240) dhe Spanja (5 650) në vitin 2025. Italia (1 320) raportoi numrin më të lartë të refuzimeve në kufijtë detarë të BE-së në vitin 2024, e ndjekur nga Franca (1 145)./Monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?