FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Falë “Open Balkan”, Rama: Nga Serbia do të marrin një pjesë të grurit

Për sulmet e opozitës ndaj “Open Balkan”, kryeministri Edi Rama thotë se falë nismës, Shqipëria pritet që të furnizohen me grurë, në këtë kohë krize që ka shkaktuar lufta ruse unë Ukrainë.

Rama deklaroi se kanë nisur negociatat me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit dhe po ashtu nënvizoi se zhbllokimi i kësaj sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”.

“Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?