Fatmir Mediu: Basha duhet ta vendosë në strukturat drejtuese bojkotin

Nuk ndalon debati në opozitë. Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet se tezën e bojkotimit të zgjedhjeve PD duhet ta diskutojë me strukturat e saj vendimmarrëse.
Duke komentuar deklaratat e tre deputetëve të partisë më të madhe opozitare, Eduard Selami, Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli, se PD ka shmangur strukturat nga vendimmarrja, Mediu theksoi se Basha duhet të ulet me deputetët.

Sipas Mediut, vendimmarrja për bojkotin ose jo të zgjedhjeve të 18 qershorit i takon strukturave drejtuese të PD.

“Janë tre kolegë në Parlament që i vlerësoj, kanë një eksperiencë të madhe. Sigurisht, vendimmarja në politikë duhet të funksionojë përmes forumeve. Dhe është përgjegjësi e z.Basha që të ulet dhe të analizojë kush është vendimi më i drejtë. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbledhja e forumeve është domosdoshmëri dhe z.Basha uroj ta ketë bërë këtë ose duhet ta bëjë. E rëndësishme është pjesëmarrja në zgjedhje, por ne kemi ngritur shqetësimin se krimi i organizuar, korrupsioni cenojnë procesin. Ne jemi për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, u shpreh Mediu për Report Tv.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?