Fatmir Mediu: E vërteta e dënimit tim në Itali

Deputeti republikan Fatmir Mediu ka reaguar sot ndaj lajmeve për dënimin e tij në Itali. Në një deklaratw pwr mediat, Partia Republikane shprehet se "Me vendim përfundimtar dhe të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit të Italisë të datës 09/12/2003 ka hedhur poshtë pa kthim çdo pretendim të ngritur ndaj z. Mediu duke vendosur: “Anullimin pa kthim të vendimit të mëparshëm sepse faktet nuk qëndrojnë” Gjykata arsyeton se ndërhyrja pranë Autoriteteve Italiane për qytetarin e ndaluar, nuk ka penguar dhe as ka pasur për qëllim parandalimin e veprimit të Autoriteteve".

Njoftimi i plotë  i Partisë Republikane 

"Disa media të shkruara politike, janë duke paraqitur si lajm të ditës qënien si të dënuar nga drejtësia italiane të kryetarit të partisë, Zotit Mediu. Duke e konsideruar të pavlerë të komentuarit për vendin, kohën, median publikuese dhe qëllimin spekulativ të publikimit të këtij “lajmi”, vetëm në respekt të opinionit publik, Partia Republikane sqaron: Me vendim përfundimtar dhe të formës së prerë të Gjykatës së Kasacionit të Italisë të datës 09/12/2003 ka hedhur poshtë pa kthim çdo pretendim të ngritur ndaj z. Mediu duke vendosur: “Anullimin pa kthim të vendimit të mëparshëm sepse faktet nuk qëndrojnë” Gjykata arsyeton se ndërhyrja pranë Autoriteteve Italiane për qytetarin e ndaluar, nuk ka penguar dhe as ka pasur për qëllim parandalimin e veprimit të Autoriteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Do të ishte respektim i standartit më të ulët të informimit, publikimi nga gazeta Tema i këtij vendimi të Gjykatës së Kasacionit. Për më tepër kurajo (gazeta Tema) e ka bërë këtë edhe më parë, në vitin 2005. Procesi i nisur në Itali lidhet me një incident të ndodhur në aeroportin e Milanos në vitin 1998 dhe në atë kohë Z.Mediu nuk ka qenë Deputet dhe nuk ka gëzuar asnjë status diplomatik. Zoti Mediu, në padijeni të plotë të vendimit penal për një shtetas shqiptar nën shoqërinë e grupit me të cilin ata udhëtonin, ju ka kërkuar autoriteteve policore të aeroportit sqarime për ndalimin e këtij personi. Edhe vetë shetasi shqiptar i ndaluar nuk ka qënë aspak në dijeni të një vendimi të tillë, pasi përndryshe nuk do të bënte sens që ai të udhëtonte për në Itali. Zoti Mediu nuk është ndaluar qoftë edhe për 1 sek të vetëm as në Itali dhe asgjëkundi tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pretendimi se z. Mediu iu shmang dënimit nëpërmjet ndikimeve / makinacioneve politike nëpërmjet mbështetjes së Berlusconit janë të pavërteta dhe qesharake. Është gjithashtu qesharake të mendohet se Gjykata e Kasacionit në Itali është ndikuar politikisht, apo në ndonjë formë tjetër, për t`i dhënë pafajësi zotit Mediu për këtë cështje. Është rasti të thuhet që avokat i zotit Mediu në këtë proces ka qënë një personalitet i antimafias dhe drejtësisë italiane, kundërshtar i Berluskonit. Nuk është aspak e vërtetë që zoti Mediu nuk ka udhëtuar në këtë periudhë (1998 – 2005) në Itali. Ka fakte dokumentare dhe dëshmitarë që jo vetëm ka udhëtuar, por ka marrë pjesë edhe në aktivitete politike me ftesë të partnerëve italianë.

Si ministër i Mbrojtjes dhe i Mjedisit, ai ka patur një marrërdhënie të shkëlqyer me homologët përkatës italianë, gjë që provohet lehtësisht nga ngjarjet e kohës. Është e qartë që publikimi i mangët i të dhënave mbi këtë cështje vjen si rrjedhojë e interesave të caktuara politike dhe atyre të ulëta personale të botuesit të këtij “lajmi”. Gjithësesi, në kuadër të zhvillimeve të fundit politike, Partia Republikane konfirmon edhe një herë se ajo mbështet, të gjithë procesin e ashtuquajtur “të dekriminalizimit”. Ajo nuk ka asnjë rezervë për këdo nga variantet që pjesa tjetër e politikës, e majtë, apo e djathtë do të paraqesë dhe do të miratohet".

R. Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?