Fatmir Mediu pritet në Kongresin dhe Senatin Amerikan: Bashkëpunim të SHBA-së me vendet e NATO-s në Ballkan
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu është pritur në Kongresin dhe Senatin Amerikan. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Facebook, ku krah fotove tregon edhe për temat që ka diskutuar në këto takime. ”Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve”,-shkruan Mediu.
Postimi i plotë
Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremen demokrat dhe republikan, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Walberg Michigan, Tom Souzzi New York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.
Kërcënimi i parë për rajonin e ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mos funksionimi i lighit dhe institucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Rikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, kondfikteve të vjetëra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë, si Kina dhe Rusia.
Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo.
Situata në Kosovë dhe nevoja për ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve. Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATO-s në Ballkan me qëllim parandalimin e çdo konflikti të mundshëm.