Fatmir Mediu, vizitë pune në PE, ngre problemin e krimit dhe kanabisit
Kryetari i Partise Republikane, zoti Fatmir Mediu, nisi një vizitë pune në Parlamentin Evropian, me ftesë të grupit European Conservatives and Reformist, grupi i tretë për nga rëndësia pas Partive Popullore dhe Socialistëve.
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të ECR, z.Daniel Hannan, europarlamentari i partisë në pushtet në Angli, u diskutua për aplikimin e Partisë Republikane në këtë aleancë gjatë Kongresit që do të zhvillohet në Pragë më dt 16-18 shtator, ku do të marrë pjesë edhe një delegacion i Partisë Republikane Shqiptare.
Në takim edhe me sekretariatin, me z Richard Milsom dhe znj Eliana Celaj, u diskutuan hapat konkretë për aderimin e PR-së në këtë aleancë. Po ashtu, u diskutua gjerësisht për situatën e rëndë në Shqipëri, krimin, korrupsionin dhe lidhjet e krimit me shtetin, sidomos në kultivimin e kanabisit.
KOHA JONË SONDAZH

