Fatos Lubonja: Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por problemi numër 1 është Rama në pushtet
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News24 ka folur për deklartën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim e cila i kërkoi Lulzim Bashës të mos futë Berishën në parlament në shtator.
Lubonja u shpreh se Berisha politikisht duhet të ishte larguar me kohë, por deklaratët e znj.Kim sipas tij nuk i bindin dot demokratët.
Ai thekson se Berisha në PD nuk është problemi kryesor i Shqipërisë, por duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama që ka gjithë pushtetet.
Analisti thekson se tashmë është koha që Basha duhet të marrë vendime, dhe jo vetëm. Nëse është çështje sipas tij futja apo jo e berishës në parlament, atëhere duhet të mbledhë Këshillin Kombëtar dhe ta hedhë në votë.
‘’E kam shprehur që politikisht Berisha duhet të ishte larguar me kohë, por jo që PD të dhe Bashën ta trajtosh si fëmijë. Kjo e lë PD në gjendje fëmijnore. Duhet të marrë vendime vetë. Nuk e ka zgjidhur ashtu sikur nuk e ka zgjidhur gjithë shoqëria problemin me autoritetin. Ne sot nuk kemi problemin numër 1 Berishën në PD, ne kemi problemin nr.1 në partinë në pushtet që po bëhet parti shtet. Nëse ka ndonjë fenomen që duhet goditur është lideri absolut, pra Enver Hoxha është midis nesh, duhet goditur fantazma e Enver Hoxhës që mishërohet nga Rama. Pra korrupsioni dhe krimi i organizuar që ka kapur shtetin, e përfaqëson Rama. Ajo që duhet marrë Basha është që të rritet, nuk është rritur Basha. Duhet të marrë vendime, mos i marrë vetë e para. Je në demokraci? Mblidh Këshillin, shiko, voto nëse mendon se është çështje.’’- tha Lubonja.