Fatos Lubonja: Shqipëria vendi më i rrezikur në Europë nga Covid 19, për shkak të…
Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 me gazetarin Sokol Balla bëri një deklaratë të fortë.
Ai tha se për shkak të sistemit shëndetësor që është krijuar ndër vite, Shqipëria është vendi më i rrezikuar nga Covid 19 në Europë.
“Detyra jonë si gazetarë është të futemi atje, ndërkohë që mosbesimi i shqiptarëve në sistemin tonë shëndetësor, është shumë i thellë. Ka histori të gjatë në këtë sistem që kemi ndërtuar. Për mendimin tim për shkak të këtij sistemi ku edhe mjekët kanë përgjegjësi të mëdhaja, është vendi më i rrezikuar në Europë nga Covid 19”,- tha ai.
Ndërsa duke u ndalur tek numri i vdekjeve nga Covid, Lubonja lexoi edhe mesazhin e një mjeku. “Tani më erdhi një mesazh nga një mjek shqiptar në Gjermani dhe më thotë se nëse 400 nga ata që ishin në spitalin e Covid, pra 45% të gjithë të vdekurve, kjo është një shifër shumë e lartë dhe sipas interpretimit të OBSH i vdekur nga Covid konsiderohet në tre opsione: nga Covid, supozohet që është vdekje Covid, Covidi ka kontribuar në këtë vdekje. Dyshimi është gjithmonë i shëndetshëm”.