Fatos Lubonja: Ndërtesa e demokracisë po shembet

Analisti Fatos Lubonja shprehet se deklaratat e ambasadorëve për suksesin e reformës në drejtësi janë jo reale. Në një intervistë në “News24” u shpreh se jemi në situatën kur gjithë ndërtesa e demokracisë është duke u shembur.

Shpresoj që ambasadorja ta ketë thënë në mënyrë diplomatike atë për Gjykatën Kushtetuese, që të jetë funksionale brenda këtij viti. Ambasadorët duhet të bëjnë punën e tyre, se kjo është puna jonë. Ju duhet për ta shitur si punë të kryer gjasme Reforma në Drejtësi ka ecur, por ne po e shohim përditë Reformën në Drejtësi apo si Prokuroria nuk vepron fare. Ndërtesa e demokracisë po shembet, nuk e dimë a mban më apo jo, do ta shohim më 25 prill. Do të tregohet aty. 25 prilli do të jetë test-prova, a do të ketë zgjedhje të lira, apo të paguara”, u shpreh Lubonja.

Më tej, analisti komentoi dhe fitoren e Joe Biden si Presidenti i ardhshëm i SHBA, duke thënë se do të ketë sërish kthim te problemet që kishte bota.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me ardhjen e Biden kemi kthim te problemet që kishte bota. Pa dyshim do ristabilizohen marrëdhëniet me Evropën, nuk do të ketë inkurajim të lëvizjeve Exit, Brexit, etj, dhe kjo padyshim është një kthim te normaliteti, por te normaliteti problematik, që kërkon zgjidhje të tjera. Shqipëria e ka të domosdoshme që të jetë brenda projektit që ka Evropa. Nuk do të kishim favor që të triumfonin lëvizjet ‘dalje’, se do na linin të izoluar. Po vazhduan problemet, Evropa do shkërmoqet përsëri. Ne duhet të shtojmë forcat brenda vendit për të ndërgjegjësuar Evropën që të veprojë në mënyrë më të fortë për të ndryshuar Shqipërinë”, u shpreh ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?