Fatos Lubonja: Një paralajmërim për druvarët e zhvillimit dhe zhvillimin e druvarëve

Analisti i njohur Fatos Lubonja në një shkrim të gjatë, përmbledhje e ngjarjeve të 2019-ës, të publikuar ditën e djeshme, mes të tjerash bën dhe një paralajmërimi ku thotë se Shqipëria, po nuk ndryshoi kulturën që e ka shndërruar në republikë të druvarëve, duke ndryshuar edhe institucionet që ka ngritur kjo kulturë, rrezikon të pësojë fatin e Ishullit të Pashkëve. Këtu i referohet problematikave të ndërtimit që nxorri në pah tërmeti i 26 nëntorit.

Në vend të urimit, po shpreh këtu paralajmërimin se Shqipëria, po nuk ndryshoi kulturën që e ka shndërruar në republikë të druvarëve, duke ndryshuar edhe institucionet që ka ngritur kjo kulturë, rrezikon të pësojë fatin e Ishullit të Pashkëve. Për ata që nuk e dinë historinë e këtij ishulli, po e them me dy fjalë: Atje dy fise druvarësh u vunë në garë se kush do të ndërtonte statujat prej guri më të larta.

Duke qenë se për këtë kishin nevojë të ngrinin skela druri, filluan të presin pemët e pyllit. E bënë këtë punë për disa breza rresht derisa e shpyllëzuan ishullin, aq sa erozioni bëri pastaj të vetën dhe më në fund ishulli u zbraz nga njerëzit dhe mbeti i banueshëm vetëm për statujat absurde prej guri“, shprehet mes të tjerash Lubonja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?