Fatos Lubonja: Rama s’ka reflektim për gjendjen ku është vendi, shtet gangster

Analisti Fatos Lubonja, thotë se kryeministri Edi Rama nuk ka asnjë pikë reflektimi për gjendjen ku është Shqipëria. Ai akuzoi për mashtrime dhe tha se ka ndërtuar një shtet gangster dhe pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër.

”E keqja e kësaj që thotë Rama është se nuk ka pikë reflektimi për gjendjen ku është vendi. Sipas Ramës, shteti po bën, se ne po bëjmë që mos të paguani shifrën e elektrikut sa është, se këtu nuk dalin as specialistë. Se këta mashtrojnë me shifra, por njerëzit nuk i dinë, nuk i mbajnë mend. Ky e ka zakon të gënjejë me shifra. Kur tha njëherë janë 20 mijë sipërmarrës italianë, u interesova ishin 2 mijë.

Këta janë gënjeshtarë serialë dhe nuk i merr as këto shifrat reale. Ajo që është më e keqja, gënjeshtra përdoret dhe për të gënjyer dhe veten dhe për të mos analizuar. Jemi vendi i 17-të në botë që e blen më shtrenjtë një litër karburant. Ne paguanim 20% të të ardhurave ditore për të blerë karburant 1 litër. Bota e ka 2%. Si ka mundësi, pse jemi këtu, pse ndryshojmë dhe nga Maqedonia e Veriut? Lufta i prek dhe ata. Pse ndodh kjo? Është e qartë që janë politikat që ka bërë Rama.

Ky është shtet gangster. Ky ka ndërtuar një pakicë gangsterësh, pjesën tjetër ka vendosur t’i trajtojë si skllevër që t’i rrjepë sa të dojë. Çfarë masash? Shteti ka instrumentet e tij të kontrollit, s’ka nevojë për bord. Duhet të mos i kishte lejuar. Uli gjë taksa?”,-tha në ”News 24”.

SHKARKO APP