Fatos Nano nuk shkon në festën e PS-së së Ramës
Megjithëse ishin shpërndarë rreth 1500 ftesa pati disa mungesa të mëdha. Nga Partia Demokratike kishin ftesa kryetari Lulzim Basha dhe nënkryetari i grupit dhe nënkryetari Edmond Spaho asnjëri prej tyre nuk morri pjesë. Në festë i pranishëm ishte vetëm anëtari i kryesisë Tritan Shehu.

Në festë mungonte kryetari i LSI-së Ilir Meta i cili ndodhet në një takim zyrtar në Malin e zi. Ftesën e kishte refuzuar edhe ish-kryetari i PS-së dhe ish-kryeministri Fatos Nano.
Nuk munguan në këtë festë edhe dokumentarët që treguan rrugëtimin e Partisë Socialistë në pushtet dhe në opozitë në 25 vite.
KOHA JONË SONDAZH

