Fatos Nano përsëri me probleme shëndetësore, por gjendja është nën kontroll

Fatos Nano ka përsëri probleme shëndetësore. Dy burime të pavarura nga njëri-tjetri i konfirmuan gazetarit të Top Channel Muhamed Veliu problemet e fundit të zotit Nano. ”Bëhet fjalë për një rrëshqitje dhe ka pësuar shëmbje kockash. Asnjë me rëndësi apo kërcënuesë për shëndetin e tij”, tha një prej miqve të afërm të zotit Nano.

Ndërsa një tjetër pas një kominikimi me familjen tha se “situata e tij shëndetësore është nën kontroll”.

Gushtin e vitit të shkuar ish-kryeministri u përball me një situatë të vështirë shëndetësore. Lideri historik i Partisë Socialiste iu nënshtrua një intubimi pasi atij i është rikthyer një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?