Fatos Nano rrëfehet pas shumë vitesh: Të dalim nga “adoleshenca”, të marrë fund ky tranzicion
Ish-kryeministri i vendit, Fatos Nano ka dhënë një intervistë mbrëmjen e sotme në TV Klan, pas një mungesë shumë të gjatë për publikun shqiptar .
Nano deklaroi se Shqipëria gjatë këtyre 30 viteve të fundit mund të krahasohet me moshën e adoleshencës, mirëpo kjo “adoleshencë”, pra ky tranzicion, duhet të mbarojë.
“Ne jemi ne periudhe adoleshence, me frenimet, arritjet, trishtimet ëndrrat, rrëzimet. Duhet të maturohemi, të stabilizojmë vetveten dhe ekonominë. Të dalim nga “adoleshenca” dhe të marrë fund ky tranzicion.
Natyrisht shumë gjëra kanë ndryshuar. Mos harrojmë që nuk ka precedentë kjo gjë sesi duhej të bëhej ndryshe. Nuk ka një doktrinë. Ka eksperimente. Të gjitha shoqeritë e ish-lindjes kështu janë. Problemi më i madh mos-përgatitja për përballimin e pasojave të kapitalizmit.
Komunizmi e mbushi me lloj gjërashv endin, të cilat ishin kaq pjellore, si puna e ferrave në një arë me grurë, të cilat sot janë të vështira për tu hequr.” tha Nano.