Fatos Nano sekser i Edi Ramës, ja çfarë po i thotë Agron Dukës

Aspiroi deri në fund të bëhej president i Shqipërisë, por përfundoi duke bërë sekserin e Edi Ramës. Këtu ka përfunduar Fatos Nano, ish-kryeministër dhe ish-kryetar i PS-së, që pasditen e sotme, duke përfituar nga miqësitë e tij ka kërkuar që të çajë opozitën në dysh, bën të ditur në mënyrë ekskluzive SYRI.net.

SYRI.net ka mësuar se bëhet fjalë për një takim të zhvilluar në një lokal në zonën e Mulletit në periferi të Tiranës, ku Fatos Nano ka takuar kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka duke i kërkuar që të largohet nga opozita dhe të hyjë në zgjedhje.

Në këtë takim ka qenë edhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Oferta për Dukën ka ardhur duke përfituar edhe nga fakti se PAA-ja është e regjistruar në KQZ. Edhe pse ai ka kërkuar disa herë që të ç’regjistrohet nga KQZ-ja, kjo e fundit nuk e ka shqyrtuar asnjëherë kërkesën e tij, siç duket duke pritur edhe ndërmjetësimin e Fatos Nanos që ai të braktisë opozitën dhe Edi Rama të ketë mundësinë të flasë e të thotë se opozita ka hyrë në zgjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por çfarë ka ndodhur pasditen e sotme në Mullet. SYRI.net ka mësuar se biseda është përqendruar në faktin që Agron Duka dhe PAA të largohen nga opozita duke thënë se ‘Çadra e Lulzim Bashës është e papranueshme për Agrarët”.

Ndërkohë, Duka mësohet se i ka thënë Nanos që po të dojë mund ta vendosë të parin apo të dytin në listat e PAA-së për të kandiduar, qoftë në Tiranë, Durrës etj.

Fatos Nano – Agron Dukës: Ti duhet të ruash integritetin e vetes tende qe ke investuar…

Përfiton Edi Rama, përfiton Tony Blair, t’i duhet të dalësh nga çadra… pastaj se çfarë bëhet mbrapa…

Ti duhet të mbrosh idenë që çadrën e Lulzim Bashës unë nuk e pranoj.

Marrë nga Syri.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?