SHBA: Vaksina e Covid mund të vijë brenda vjeshtës

Imunologu Anthony Fauci, i cili është po ashtu kreu i Institutit Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u shpreh se një vaksinë kundër Covid-19 mund të jetë e gatshme brenda muajve tetor dhe nëntor.

Sipas Faucit, tashmë dy vaksina kanë kaluar në fazën e tretë të testimit dhe një prej tyre mund të marrë aprovimin për t’u prodhuar në nëntor apo dhe më herët.

Ndërkohë virusi nuk ndalet në Amerikën Latine, e cila tashmë është kthyer në epiqendër pasi numëron rreth 25% të 16 milionë rasteve në mbarë botën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?