Ferruni: PD na mbështeti për të penguar importin e mbetjeve
Ambientalistë dhe përfaqësues të Aleancës Kundër Importit të Plehrave kanë marrë mbështetjen e Partisë Demokratike që të pengohet importi i mbetjeve në Shqipëri.
Në përfundim të takimit me grupin parlamentar të PS, ambientalisti Lavdosh Ferruni tha se në takim me Bashën u fol edhe për referendumin.
Ferruni: Ne ja parashtruam PD dhe Bashës këtë çështje edhe me arguemntat tona. Ne jemi të vendosur me këtë çështje do të vazhdojmë ta themi edhe me grupet e tjera parlamentare përpara se të reagojmë në mënyrën si kemi reaguar deri tani, pra me protesta qytetare. Basha tha që PD është krah jush dhe jo ju krah nesh. Kemi marrë një mbështejte nga PD e cila do të jetë koherente dhe do të kontribuojë për të ndaluar importon e mbetjeve.
Diskutuam edhe për çështjen e referendumit, për të cilën PD ka marrë një inicativë, por ne insistuam që në fillim të ndalojmë importin, pastaj mund të shikohet edhe mundësia referendumit duke përmirësuar edhe ligjin.
KOHA JONË SONDAZH

