Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Ferruni: Protesta të ndërgjegjësojë PS-në. S’duam plehra nga jashtë

Intervista E martë, 4 Maj 2021 00:53
Ferruni: Protesta të ndërgjegjësojë PS-në. S’duam plehra nga jashtë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Flet për “Koha Jonë”, ambientalisti Lavdosh Ferruni: “Boll plehra ka Shqipëria” thonë njerëzit në të katër anët e vendit

Intervistoi: Redjon Shtylla

Mund t'ju interesojë

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhet të dëgjojë të rinjtë. Opozita pa alternativë dhe protesta pa lidership

Analisti Gabriel Partosh analizon protestën: Rama ‘viktimë e suksesit të tij’, por duhe...

17 Tetor 2026, 15:41
FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

FOTO/ Grafitet e protestës, të rinjtë shkruajnë mesazhe për Ramën

16 Tetor 2026, 19:16
Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SPAK nga politika!

Kryetari i Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun gjerman: Jo ndërhyrje te SP...

4 Tetor 2026, 20:50

Më 30 tetor, shoqëria civile, pjesëtarë të AKIP, do të protestojnë kundër ligjit që lejon importimin e plehrave, ku ndërkohë është rikthyer në Kuvend nga Presidenca. Në një intervistë për “Koha Jonë”, përfaqësuesi i shoqërisë civile, ambientalisti Lavdosh Ferruni, shprehet se,” kjo është një revoltë popullore, që do të shprehet në këtë rast në një atmosferë artistike, si për të treguar që nuk duhet ta ndotim bukurinë shpirtërore”. Ferruni ka folur edhe për ligjin dhe debatin e njëjtë që u pa edhe në qeverinë e mëparshme, e në kohën kur rolet kanë ndryshuar. Mesazhi i tij është se, “Shqipëria nuk duhet ta ketë importin e tyre si një opsion në ekonominë e saj”.

Swiss Digital

Në takimin e fundit në komision me tre nismëtarët e ligjit të mbetjeve, u tha se, PS-ja mund të pranojë rishikim të ligjit, çka do të thotë automatikisht pranim të kërkesës së kreut të Shtetit. Nuk është saktësuar se, në çfarë pikash do të tërhiqet PS-ja, apo riformulime  nenesh do të realizojë? Si pjesë e takimit, çfarë premtuan deputetët socialistë?

AKIP asnjëherë nuk ka konsideruar amendamentet e ligjit për importin e mbetjeve, pasi është në kundërshtim me ligjin si të tërë. Deputetët socialistë i premtuan vetes së tyre se do të ndryshojnë amendamentet, pa ia kërkuar kush. Ne i kërkuam të votojnë pranimin e dekretimit të Presidentit të Republikës.

Në takimin me kreun e PD-së, ju u shprehët që biseduat për çështjen e referendumit, por për ju fillimisht duhet të ndalojmë importin, pastaj mund të shikohet edhe mundësia referendumit duke përmirësuar edhe ligjin? E shihni të duhur ndërhyrjen e PD-së pasi kur ishte në qeveri, ky ligj do t’u miratonte edhe atëherë?

Qytetarët po i bashkëngjiten kësaj lëvizjeje si rrallëherë në këtë vend. Edhe partitë si garnizon i organizuar i grupimeve qytetare nuk ka se si të mos i bashkohen këtij vullneti mbarëpopullor. Ne kemi mirëpritur reflektimin dhe qëndrimin krah qytetarëve për këtë çështje nga ana e PD-së.

Keni kundërshtuar të dy ligjet, në kohën kur rolet janë ndryshuar, si i shihni pozicionimet e maxhorancës dhe opozitës së sotme?

Në vitin 2013 as që na shkoi në mendje se plotësimi ligjor i kërkesave të referendumit të miratuar në masën 100%  nga Qeveria e maxhorancës së sotme të ishte bërë e qëllimshme, që të rikthehej sapo të ishte një situatë e favorshme. Po të shihni relacionin që mbështeste ligjin për ndalimin e importit në vitin 2013, ishte vërtet tepër i argumentuar. Edhe sot shumë nga ne nuk mendojnë se ka pas një mungesë totale sinqeriteti. Ajo që kuptojmë ne dhe çdo qytetar është që lidhja e menaxhimit të plehrave tona me importin e plehrave është pa lidhje dhe sforcimi për t’i lidhur mund të jetë shtysë nga linjë kriminale. Prirem të besoj në një tërheqje të sinqertë nga maxhoranca. Fakti që opozita e sotme është kundër importit të mbetjeve dhe krah qytetarëve, pa dyshim është vetëm pozitiv. Fakti tjetër që deri tani mbi 90% e popullit është kundër importit të plehra-mbetjeve dhe  90% e deputetëve ka votuar pro importit të tyre në harkun e 5 viteve, është që diçka themelore qëndron keq me politikën shqiptare në raport me popullin e saj dhe është koha që vektorët e politikës të jenë në kahun e vullnetit të popullit.

Ligji i kthyer mbrapsht në Kuvend nga Presidenti, pritet që të shkojë prapë për votim. Maxhoranca ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj. Si e parashikoni vazhdimësinë?

Besoj se maxhoranca do të ndryshojë qëndrim, duke parë që kërkesa vjen e palëkundur nga një opinion qytetar shumë i gjerë.

Shoqëria civile u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë të gatshëm sërish për aksion civil përpara Parlamentit më 30 tetor. Po thirrja juaj cila është, për çfarë duhet të dalin në shesh shqiptarët e t’i thonë jo importimit të mbetjeve?

“Boll plehra ka Shqipëria” thonë njerëzit në të katër anët e vendit kur dëgjojnë për një ligj që do sjellë plehra-mbetje të tjera nga Bota. Kjo është revolta popullore, që do të shprehet në këtë rast në një atmosferë artistike, si për të treguar që nuk duhet ta ndotim bukurinë shpirtërore.

A e menaxhojmë dot ne si vend importin e mbetjeve, a kemi kapacitet? A mendoni se janë tejkaluar kompetencat? Duhet thënë se, Shqipëria, hyn në vendet e Botës së Tretë, vend në zhvillim, e theksuar edhe nga raportet e fundit ndërkombëtare, a është një arsye për të mos lejuar importimin e mbetjeve?

Unë jam besimplotë që edhe nëse ne do t’i kishim kapacitet për të menaxhuar importin e plehra-mbetjeve, Shqipëria nuk duhet ta ketë importin e tyre si një opsion në ekonominë e saj. Kjo për faktin se vendi ynë i vogël mund të ketë avantazh krahasues afatgjatë edhe në ekonomi nëse ka një sjellje të mirë me pasurinë e madhe natyrore që ka vendi, si aseti më i çmuar i saj.

Paqartësitë mbi këtë ligj janë të shumta, e në dijeninë tuaj, çfarë mund të përpunojnë këto fabrika dhe keni ndonjë të dhënë për nivelin e ndotjes që mund të shkaktojnë fabrikat e riciklimit këtu?

Mendoj se gjërat me këtë ligj janë të qarta; t’i hapet dera importit të plehra-mbetjeve. Ato 5 nene flasin vetëm për import, ndërkohë kur qytetarët presin angazhim nga vendimmarrësit dhe politikanët për ndotjen që ka pllakosur vendin nga plehrat. Procesi i pastrimit nga ndotja detyrimisht gjeneron ndotje. Dhe filozofia, që e kupton populli dhe nuk ka nevojë për filozofë është që nuk na duhet një ndotje shtesë e ardhur nga jashtë.

Në dijeninë tuaj, sa fabrika riciklimi nuk plotësojnë standardet dhe keni ndonjë të dhënë se çfarë kapaciteti riciklues ka industria e riciklimit në vendin tonë?

Nëse është 1 apo 2 fabrika që i afrohen standardeve të praktikave të mira edhe mund ta pohosh. Kapaciteti i tyre, besojmë, është i pamjaftueshëm, nëse do ketë një mbledhje të mirë në burim.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.