FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Festa e 7 Marsit, Begaj pret në Presidencë mësues në pension: Roli i tyre nuk duhet të nënvlerësohet

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mirëpriti në Ditën e Mësuesit në ambientet e Institucionit të Presidentit mësues në pension me kontribute të jashtëzakonshme në arsimin Shqiptar.

Presidenti Begaj i shprehu atyre vlerësimin dhe falënderimin në emër të shoqërisë shqiptare për rolin që ata kanë luajtur në edukimin e brezave me dashuri për gjuhën, arsimin, atdheun.

Në këtë udhëtim të gjatë dhe të ndërlikuar që quhet edukim dhe arsim, ju keni qenë jo thjesht mësues, por edhe edukatorë dhe mentorë për shumë nxënës që sot e kësaj dite ju kujtojnë me mirënjohje dhe dashuri. Roli juaj në formimin e karaktereve dhe në ndërtimin e një shoqërie të ditur dhe të përgjegjshme nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet”, u shpreh kreu i shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?