Festa e Hashures, Kryemadhi viziton Kryegjyshatën Botërore dhe uron besimtarët për ditën e shenjtë
Mijëra besimtarë bektashinj kanë kremtuar të premten ditën e Hashures, e cila konsiderohet si dita më e rëndësishme për ta. Dita e Hashures cilësohet si dita e martirizimit të Imam Husejnit, i cili u rrethua në shkretëtirën e Qerbelasë 1400 vite më parë dhe u vra së bashku me një numër të madh besimtarësh të tjerë për të shpëtuar fjalën e vërtetë të Zotit dhe Islamin.
E me këtë rast, Selia e Shenjtë Bektashiane, sot pret mijëra besimtarë bektashianë, vizitorë të shumë, përfshi drejtues të lartë shtetëror dhe përfaqësi diplomatike të akredituara në Tiranë.
Një vizitore e veçantë e selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë ishte dhe Kryetarja e Lëvizjes Socialistes për Integrim Monika Kryemadhi, e cila shoqërohej nga deputetja Kejdi Mehmetaj, u prit nga Kryegjyshi Botëror, baba Edmond Brahimaj.
Teksa ndan me ndjekësit e saj në rrjetet sociale pamje nga vizita e saj, Kryemadhi uron të gjithë besimtarët bektashinj për këtë ditë feste. Nga ana tjetër, kryetarja e LSI-së bën me dije se gjatë takimeve në Kryegjyshatën Botëtore mori mësimin që sakrifica, por edhe toleranca e shpirtpastërtia janë ndër vlerat e paçmueshme njerëzore.
Urimi i plotë i Monika Kryemadhit
Me kënaqësi vizitova si përvit në këtë ditë të shënuar, ndër më të rëndësishmet për besimtarët bektashinj, selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashizmit në Tiranë, për të ndarë urimin me besimtarët e me kryegjyshin e bektashinjve, Baba Mondin.
Ndava urimin, sipas traditës së bektashinjve e mora nga ta mësimin që sakrifica, por edhe toleranca e shpirtpastërtia janë ndër vlerat e paçmueshme njerëzore.
Mirësi, paqe e begati për të gjithë!
KOHA JONË SONDAZH

