Festë e çmendur në Francë, Parisi në tym. Disa viktima dhe të arrestuar (foto)

Fitorja e Francës në Botëror provokoi incidente në disa qytete franceze. Si pasojë, dy persona kanë humbur jetën gjatë festimeve. Në Annency, një 50-vjeçar vdiq pasi u hodh në një kanal të cekët.

Në Oise, një burrë humbi jetën duke festuar fitoren e Francës në timon. Ai u përplas dhunshëm me një pemë dhe nuk i mbijetoi plagëve të marra. Ndërkohë, në Paris, Lion, Marsejë dhe qytete të tjera ka pasur incidente të tifozëve me policinë. Gjithashtu, grupe vandalësh kanë përfituar nga rrëmuja e përgjithshme për të grabitur dyqanet.

Opearacion policor në Champ Elysees

Operacion policor në Champs Elysées, bulevardi i famshëm parizien, si pasojë e incidenteve dhe plaçkitjeve, në kuadër të festimeve për fitoren e Francës në Kupën e Botës. Pas triumfit të Francës një valë njerëzish u turr në bulevardin e famshëm duke kënduar dhe lëshuar britma të çdo lloji mes tymrave shumë ngjyrëshe dhe flamujve francezë.

Dhjetra tifozë të ekzaltuar kanë lëshuar objekte drejt vitrinave të dyqaneve, sidomos drejt farmacive, pak metra nga Harku i Triumfit, ku para pak kohësh ishin në projeksion emrat e futbollistëve ‘heronj’. Agjentët e policisë u përgjigjen duke lëshuar gaz lotsjellës.

Sipas shtypit francez, të rinj të ndryshëm, disa prej të cilëve ishin me kapuçë, kanë plaçkitur dyqanet duke marrë shishe vere dhe shampanje. Pas 15-20 minutash u dëbuan nga sheshi me doza të forta gazi lotsjellës, të lëshuara nga policia.

Incidente, konflikte dhe gazlotsjellës edhe në qendër të Lionit, në Rouen dhe Mentone. Rreth 110 mijë forca policie u mobilizuan nga Ministria e Brendshme franceze për të garantuar sigurinë e kësaj fundjave të veçantë franceze. Sipas lajmeve ka shumë të plagosur në gjithë Francën.

 

SHKARKO APP